Daniele De Rossi do të vazhdojnë bashkëpunimin me Romën. Klubi verdhekuq njoftoi në faqen zyrtare se ka besim tek aftësitë e teknikut dhe se do t’i besojë atij në të ardhmen, në përfundim të sezonit.
Pas 100 ditësh si trajner i Romës, 40 vjeçari i ka bindur të gjithë me një rikthim të jashtëzakonshëm në kampionat dhe me ecurinë mjaft të mirë në Europë. Nga familja Friedkin deri te shefja ekzekutive Lina Suloku, të gjithë e kërkuan me forcë rikonfirmimin e De Rossit.
Kjo sepse cilësia e lojës është përmirësuar te verdhekuqtë, performanca, por mbi të gjitha deklaratat dhe sjelljet e lojtarëve. 40 vjeçari bindi edhe publikun më skeptik, atë që derdhi lot për largimin e Mourinho-s.
“Verdhekuqtë” janë kthyer në një ekip që dhuron lojë të bukur e të qetë, e që pas 6 vitesh larg Ligës së Kampionëve, po lufton fort për t’u rikthyer mes më të mirave të kontinentit.
De Rossi ka bërë gjënë më të thjeshtë, e ka vendosur ekipin në kushtet optimale që të luajë futboll.