Mesa duket grupimi i Enkelejd Alibeajt nuk ka mësuar nga gabimet e të shkuarës duke dalë me kandidaturën e saj për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko.
Ky i fundit është braktisur nga pesë deputetë të cilët nuk e kanë votuar.
Bëhet fjalë për ligjvënësit: Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Oriela Nebijaj, Jonila Godole dhe Jorida Tabaku.
Ndërkohë pro Bejkos kanë votuar 10 persona. Sakaq Indrit Sefa, Endri Hasa dhe Joela Hamati, kanë votuar abstenim.
Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur sot që Roland Bejko, njëri prej anëtarëve brenda radhëve të saj, të jetë emri si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë.
Në Tiranë, Bejko do të jetë përballë Belind Këlliçit nga PD-ja e Sali Berishës dhe Erion Veliajt nga PS.