Këngëtarja shqiptare Rita Ora është kritikuar së fundmi nga fansat e saj pasi u shfaq duke kënduar me flamurin serb në krahë.
Rita performoi mbrëmjen e djeshme në Hungari në Festivalin e Rinisë në Szeged. Ishin fansat ata të cilët i hodhën një flamur serb të cilin këngëtarja e mori dhe vijoi performancën.
Gjesti i Rita Orës ka ngjallur mjaft reagime pasi është marrë si mosrespektim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe gjenocidit serb.