Rita Ora dhe Taika Waititi janë të martuar prej pak më shumë se një viti, por duket se shkëndija e pasionit është ende e ndezur mes tyre. Të paktën këtë e zbulon si buzëqeshja, ashtu edhe deklaratat e Ritës, e cila nuk ka ngurruar në daljen e saj televizive ta cilësojë të shoqin si “zotin e seksit”.
Kur fytyra e Waititi shkëlqeu në ekran, Rita dukej paksa e turpëruar, përpara se të gjente fjalët e duhura: “Vetëm… vetëm… zoti i seksit“. Më pas këngëtarja u skuq e turpshme teksa shikonte ambientin me një buzëqeshje dinake në fytyrë.