Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka folur për prindërit e saj, Verën dhe Besnikun. Ora tha se është mirënjohëse ndaj tyre pasi e mësuan të shkruajë dhe të lexojë në gjuhën shqipe.
Rita tha se nuk e ka anashkaluar asnjëherë shqipen dhe kjo falë ndihmës së prindërve të saj.
“Ka shumë gjëra që prindërit më mësuan pa e ditur, si për shembull gjuha shqipe, e cila ka qenë gjithmonë e folur në shtëpinë time, kështu unë fatmirësisht mund të flas dy gjuhë. Nuk jam e mrekullueshme në shqip, por mund të kuptoj, lexoj dhe shkruaj”, tha Ora.