Revista prestigjioze GRAZIA USA ka shkruar për këngëtaren me origjinë shqiptare “Rita Ora” dhe familjen e saj. Ora ka rrëfyer sakrificat që prej ikjes nga Kosova e deri te njohja dhe lidhja me regjisorin Taika Watiti, i cili frymëzoi albumin e saj.
Rita rrëfen se mbërriti në lagjen Notting Hill të Londrës kur ishte vetëm 1 vjeç. Familja e saj vinte nga Kosova, në vitet ‘90 pas nisjes së luftë nga Serbia. Prindërit i konsideron një dhuratë, ndërsa flet për virtytet që i ka mësuar familja.
“Prindërit e mi kanë qenë gjithmonë një dhuratë, ndihma ime më e madhe dhe unë isha jashtëzakonisht me fat që u rrita me vëllezërit e motrat e mia, Elenën dhe Donin, në atë që unë e konsideroj një guaskë mbrojtëse të dashur. Anëtarët e familjes sime ishin shumë të bashkuar për gjithçka dhe më mësuan vendosmërinë, guximin dhe besnikërinë – të gjitha vlerat themelore dhe të domosdoshme kur dëshiron të arrish majat”, tha Ora.
Nëse do t’i duhej të zgjidhte një moment në karrierën e saj që e bën të ndjehet krenar, Rita Ora veçoi vitin 2015. “Në vitin 2015 pata privilegjin të performoj gjatë Oscars. Ishte një nga ngjarjet për të cilën jam më shumë krenare”, ka thënë Ora.