Të gjithë koreano-jugorët tashmë janë një ose dy vjet më të rinj. Kjo pasi vendi hoqi dorë nga sistemi i tij tradicional për llogaritjen e moshës së dikujt dhe e zëvendësoi atë me metodën e pranuar ndërkombëtarisht.
Sipas sistemit të mëparshëm, qytetarët e vendit konsiderohen të jenë një vit kur lindin dhe një vit shtohet çdo 1 janar. Pra, një fëmijë i lindur në natën e Vitit të Ri do të bëhej dy vjeç sapo ora të shënonte mesnatën.
Por sipas rishikimeve, moshat do të llogariten në të njëjtën mënyrë si pjesa tjetër e botës në shumicën e çështjeve administrative dhe civile, duke përfshirë kontratat dhe dokumentet e tjera zyrtare.