Studentët do të dorëzojnë ditën e sotme në Kryeministri peticionin e firmosur prej tyre, ku kërkojnë rimbursim nga qeveria me 100 euro në muaj.
Në orën 11:00, ato do të jenë të pranishëm përballë kryeministrisë ku do të kërkojnë të drejtat e tyre.
Sipas studentëve, rimbursimi duhet të kryhet për shkak se kostot e jetesës janë rritur.
Ndër të tjera, ata thonë se e kanë të pamundur t’i përballojnë kostot, aq më tepër ku qiratë e apartamenteve kanë shkuar në çmimin minimal prej 300 euro.
Po ashtu, përveç studentëve, janë dhe pedagogët ata që kanë paralajmëruar mos nisje të procesit mësimor më 17 tetor, nëse qeveria nuk do të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre, ku njëra prej tyre është rritja e pagave.