Ish-kryeministri britanik, David Cameron, është emëruar në postin e Sekretarit të Jashtëm nga Rishi Sunak. Ky i fundit urdhëroi sot shkarkimin e Sekretares së Brendshme Suella Braverman, në kuadët të një reformimi që i bëri qeverisë.
Cameron ka qenë kryeministër nga viti 2010 deri në vitin 2016. Ai dha dorëheqje pas rezultatit të referendumit që çoi në largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Braverman, e cila u shkarkua sot, do të zëvendësohet nga James Cleverly. Ish-sekretarja e Brendshme u kryqëzua për shkak të deklaratave ndaj shqiptarëve, të cilët i quajti “kriminelë”.