Ulja e temperaturave ka risjellë reshjet e dëborës në Korçë. Në Qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet deri mesatar. Reshjet e dëborës kanë krijuar disa problematika në rrugën e Dardhës, ku në disa segmente të saj trashësia e dëborës ka shkuar nga 5 cm deri në 10 cm.
Ndërsa në segmentin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korçë-Ersekë, reshje dëborës kanë arritur në trashësinë 3cm deri 7cm. Gjithsesi akset rrugore nacionale dhe turistike janë të hapura për qarkullim pasi është punuar me mjet borëpastrues dhe zonat problematike janë kriposur.