Dita e sotme pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira hera -herës të dendura. Përgjatë vijës bregdetare do të ketë reshje shiut të herëpasherëshme me intensitet të ulët.
Në orët e pasdites reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën jugore të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal.