Reshjet rekord kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Kaliforni. Mediat vendase raportojnë se 3 persona kanë humbur jetën. Sinoptikanët thonë se reshjet e dendura të shiut me përmbytje kërcënuese për jetën do të vazhdojnë. Reshjet rekord kanë bërë që guvernatori të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në tetë qarqe.
Zyrtarët kanë lëshuar urdhra evakuimi për më shumë se 20 milionë banorë në jug të shtetit, përfshirë Los Anxhelosin, ku drejtuesit e qytetit shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Më shumë se 350,000 shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.
Stuhia e quajtur ‘Pineapple Express’ është e dyta që godet shtetin më të populluar amerikan gjatë javës duke detyruara autoritetet të mbyllin shkollat.