Dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm. Priten reshje mesatare në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë, Gjirokastër të shoqëruara me shtrëngata.
Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë priten reshje lokalisht intensive. Në qarqet e tjera reshjet priten të jenë të dobëta. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 16-19 °C, në vendet e ulëta 14-18 °C dhe në vendet malor 7-13 °C.
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.