Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Kjo vjen si pasojë e disa qendrave të thella të presionit atmosferik me origjinë polare të cilat do të përfshijnë jo vetëm territorin e vendit tonë por edhe pjesën më të madhe të Europës.
Në momentin e vranësirave të dendura reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Vlen për tu theksuar se për këto ditë pritet erë tepër intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi që arrijnë deri 20 – 25m/s ndërsa pritet edhe dallgëzim i lartë në dete të forcës 5-7 ballë.