Miliona njerëz u mblodhën në plazhin e famshëm Copacabana të Rio de Zhaneiros në koncertin e ylli i popit Madonna. Legjenda e muzikës performoi këngë të tilla si “Nothing Really Matters”, ‘Like a Prayer’ dhe “Vogue” për më shumë se dy orë duke dhuruar një spektakël të vërtetë për më shumë se 1.6 milionë njerëz.
Mijëra të tjerë e ndoqën koncertin nga shtëpitë e tyre, ndërsa hotelet në Copacabana kishin vendosur televizor gjigant për të gjithë turistët dhe vendasit. “Ja ku jemi në vendin më të bukur në botë,” i tha turmës Madonna. Duke vënë në dukje pamjen e oqeanit, malet dhe statujën e Krishtit me pamje nga qyteti, ylli i popit e konsideroi Brazilin një vend magjik.
Pjesëmarrja kaq e lartë e njerëzve në këtë koncert thyen kështu rekordin e pjesëmarrjes së vitit 1987 ku morën pjesë mbi 130 mijë njerëz në Parc des Sceaux të Parisit. Faqja zyrtare e Madonna-s e shpalli koncertin si më të madhin ndonjëherë në karrierën e saj katër dekadash.
Ndërkaq në terren ishin të vendosur qindra zjarrfikës si dhe ambulanca mes temperaturave të larta. Autoritetet braziliane kanë rritur vigjilencën e tyre pasi një fans brazilian humbi jetën në një koncert të Taylor Swift vitin e kaluar nga nxehtësia. Qeveria e qytetit të Rios vendosi gjithashtu mijëra oficerë policie rreth zonës së koncertit, duke menaxhuar turmat me një strategji të ngjashme me festimet e famshme të Vitit të Ri.
Përgatitjet për koncertin më të madh të divës së muzikës pop nisën që gjatë fundjavës, për të kulmuar mbrëmjes e së dielës. Shfaqja e Madonnës në Brazil shënon fundin e turneut botëror të hiteve më të mëdha të Madonna, “Celebration”, i cili filloi në fund të vitit 2023.