Ministri i Drejtësisë ka prezantuar ditën e sotme rekomandimet e qeverisë për Prokurorinë e Përgjithshme për luftën ndaj kriminalitetit për vitin 2023.
Ministri Manja është shprehur se lufta ndaj kriminalitetit nuk bëhet duke e parë njëri-tjetrin në llogore të ndara. Sipas tij duhet të kemi sinergji të përbashkët për të luftuar krimin në çdo formë.
‘Rekomandimi i para garantimi i pavarësisë së prokurorëve. Prokurori duhet të jetë i pavarur, për të vendosur mbi fatin e hetimeve, por i përgjegjshëm mbi efektshmërinë e hetimit. Përgëzoj PP dhe nxis qe të adresojë raste tek ILD për procedime disiplinore. Ka vijuar bashkëpunimi me SPAK dhe agjencitë ligjzbatuese për çështjet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar’, është shprehur Manja.