Ministria e Punëve të Jashtme të Fereratës Ruse ka reaguar lidhur me rebelimin e grupimit Wagner, të cilë thonë se kanë marrë nën kontrolldy baza të rëndësishme ushtarake në kufi me Ukrainën.
Thuhet se Wagner të armatosur po marshojnë drejt Moskës.
Ministria e Jashtme thekson se rebelimi i Wagner ka gjetur një refuzim të fortë në shoqërinë ruse e cila mbështet fuqishëm presidentin Vladimir Putin.
Ministria i bën thirrje Perëndimit të mos shfrytëzojë situatën e brendshme në Rusi për qëllime rusofobike.
Deklarata kryesore e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse:
- Aspiratat aventureske të komplotistëve kanë për qëllim destabilizimin e Rusisë, rebelimi shkon në favor të armiqve të jashtëm të Federatës Ruse;
- Federata Ruse do të vazhdojë kursin e saj sovran për të garantuar sigurinë e saj, për të mbrojtur vlerat e saj dhe për të forcuar autoritetin e saj në arenën ndërkombëtare;
- Tentativa për rebelim të armatosur shkakton refuzim të fortë në shoqërinë ruse, e cila e mbështet fuqishëm Putinin;
- Do të përmbushen të gjitha qëllimet dhe objektivat e operacionit special ushtarak;
- Ministria e Jashtme ruse paralajmëron Perëndimin kundër çdo aludimi për përdorimin e mundshëm të situatës së brendshme ruse për të arritur qëllimet rusofobike;
- Federata Ruse ndjen plotësisht mirëkuptimin e aleatëve për pozicionin e Moskës për të garantuar sigurinë e saj.