Viti 2021 ka shënuar një rekord të ri në mbarë botën përsa i përket krahasimit me vitin 2020 për përqindjen më të lartë të të stresuarve. 41% e të pyeturve janë shprehur se kanë më shumë stres se më parë.
Nivelet më të ulëta të stresit janë shënuar në Kazakistan dhe Uzbekistan me 12% dhe nivelet më të larta me 74% në Afganistan dhe Liban.
Gallup ka matur edhe Indeksin e Emocioneve për vitin 2021/2022 për Ballkanin, ku rezulton se populli shqiptar është më i stresuari. Përsa i përket vitit 2021, në 51% të shqiptarëve ka mbizotëruar stresi si emocion mbi ato emocione të konsiderohen pozitive.
Kryesisht arsyeja që e shkakton këtë ndjesi është vetmia. Po ashtu, mjerimi global po rritet çdo ditë për shkak të pagave jo të mira në punë dhe mënyrës së jetesës. Statistikisht, njerëzit që janë të mjerë në punë me shumë gjasa përjetojnë më shumë emocione negative se ata që nuk janë të punësuar.