27 komisionarë evropianë miratuan paketën e zgjerimit, së bashku me raportet individuale të progresit për të gjitha shtetet e përfshira në proces.
Raportet e zgjerimir u miratuan për 6 shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi – dhe për Moldavinë, Gjeorgjinë e Ukrainën.
Raporti thekson se nga 1 janar 2024 qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.
“Propozimi i Komisionit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës u miratua nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian, me miratimin e rregullores përkatëse më 9 mars 2023 në Këshill dhe më 18 prill 2023 në Parlamentin Evropian. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është planifikuar të hyjë në fuqi më 1 janar 2024”, thuhet në raportin e publikuar sot.