Qyteti i Nju Jorkut po fundoset nën peshën e ndërtesave dhe rrokaqiejve masive, paralajmërojnë shkencëtarët. Siç raporton gazeta ” New York Post ” duke cituar gjeologë amerikanë, mbi një milion ndërtesa dhe rrokaqiejt janë ndërtuar në këtë territor duke e rënduar jashtëzakonisht tokën.
Një grup shkencëtarësh nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) dhe Universiteti i Rhode Island zbuluan se pesha e rrokaqiejve po favorizon fundosjen e pesë rretheve kryesore të Nju Jorkut deri në 2 mijë vite, por ka edhe disa zona që fundosen më shpejt.
Gjeologët amerikan shprehin frikën se integriteti strukturor i shumë ndërtesave të Nju Jorkut mund të rrezikohet në të ardhmen.
“Ekspozimi i themeleve ndaj ujit të kripur mund të gërryejë çelikun dhe betonin e dobësuar kimikisht duke shkaktuar dobësim strukturor të ndërtesave”, thonë ato.
“Qëllimi i këtij raporti është të rrisë ndërgjegjësimin për rritjen e rreziqeve të përmbytjeve në të ardhmen nga ndërtimi i ndonjë godine të re shumëkatëshe në zonat bregdetare, buzë lumenjve apo liqeneve”, theksojnë ato.