Pas fjalimit që mbajti në Asamblenë e Këshillit të Europës, kryeministri Edi Rama ditën e sotme ju ka dërguar një letër kryeministrave dhe presidentëve të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës. Rama ka theksuar se arsyeja e kësaj letre është çështja thelbësore që ka të bëjë me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut. Sipas tij, Shqipëria po përpiqet të heq njollën e turpit mbi kombin tonë dhe KiE duhet të heqë njollën që i vendosi vetes 11 vite më parë më miratimin e raportit të Dick Marty.
Në letrën drejtuar kryeministrave dhe presidentëve të Këshillit të Europës, kryeministri shqiptar thekson se nuk ka asnjë provë, as në Shqipëri dhe as diku tjetër për nxjerrje dhe trafikim organesh. Rama ka kërkuar mbështetjen e vendeve anëtare të KiE-së për nisjen e procedurës për një raport të ri që sipas tij do jetë një korrigjim i ndershëm dhe i domosdoshëm i një gabimi tragjik.