Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe. Rama do zhvillojë një vizitë disa ditore, ndërsa do të takohet edhe me homologun britanik Rishi Sunak.
Ky do të jetë takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Sunak. Në fokus mësohet se do të jetë çështja e emigrantë! Qeveria e re britanike e Rishi Sunak ka marrë një premtim të hekur për të dëbuar emigrantët që vijnë në Britani në mënyrë ilegale, pra nëpërmjet gomoneve. Nga ky ligj i ri preken shumë shtetas shqiptar, e për këtë arsye mësohet se kreu i qeverisë do të fluturojë drejt Britanisë së Madhe.
Kjo është vizita e parë mes Ramës dhe Sunak, pasi ky i fundit ka marrë drejtimin e vendit, e ndërsa më herët kanë pasur një komunikim telefonik me njëri tjetrin, sërish për cështjen e emigrantëve.