2700 liderë nga 130 vende të botës, duke përfshirë 50 krerë shtetesh dhe qeverish dhe përfaqësues nga 700 organizata ndërkombëtare janë mbledhur këtë javë në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës.
Në fokus të diskutimeve është lufta Rusi-Ukrainë dhe ndryshimet klimatike. I dërguari i SHBA-së për klimën, John Kerry, u kërkoi ndihmë të pranishmëve që klima të jetë ccështje prioritare dhe të investohet për të ruajtur jetën në Tokë.
I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka folsur për sulmet kibernetike, ku tha se Irani nuk e ka arritur qëllimin e tij.
“Po luftojmë me kohën për të forcuar sa më shumë sigurinë kombëtare. Ne e dimë shumë mirë që kapaciteti i këtyre që bëjnë këto sulme është shumë i madh dhe unë nuk njoh një vend që nuk e ka përjetuar një gjë të tillë, ndonjëherë edhe me dëme të mëdha. Të flasësh për përgjegjësi është shumë e lehtë por ne do ta adresojmë problemin në sofistikimin e mbrojtjes. Ne rezistuam shumë mirë mendoj në krahasim me targetin që kishin sulmuesit. Qëllimi i tyre ishte ta ‘fshinin’ totalisht sistemin tonë dixhital dhe të na rikthenin te ‘epoka e letrës’. Kjo nuk ndodhi dhe ne ia dolëm.
Ai solli në vëmendje se Shqipëria ëhstë ndër të paktat vende ku 95% të shërbimeve i ka digjitale.
“Sot jemi një vend që 95% të shërbimeve publike i kemi online. Martesën nuk e kemi jo online akoma, shenjat e gishtërinjve po apo ndonjë gjë tjetër por thuajse gjithçka i bëjmë nga telefoni”, tha Rama.
Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani në një kohë të shkurtër brenda pak muajve, ku pati probleme me sistemin TIMS po edhe me e Albania, apo edhe te serverave të policisë.