Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste do të mbahet ditën e nesërme në Kryesinë e Kuvendit. Në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe kabineti qeveritar. Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se Rama pritet t’i drejtohet ligjvënësve dhe ministrave socialistë me mesazhe të rëndësishme.
Kjo mbledhje e thirrur nga Rama, me porosinë që të mos mungojë askush, vjen në një moment kur në Partinë Socialiste ka nisur një proces riorganizimi, ndërsa Rama ka planifikuar edhe një tur takimesh më diasporën.
Por edhe situata politike duke në një moment të rëndësishëm, kur një vit para zgjedhjeve të ardhshme debatet mes palëve janë shtuar, të përqendruara edhe në aksionet e SPAK me dosje për drejtues të opozitës por edhe çështje brenda mazhorancës.