Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur ditën e sotme se është nënshkruar marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Rama thekson se ky është një sukses i madh për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet.
Sipas kryeministrit, marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve.