Qeveria bëri me dije dje se kush janë kategoritë që përfitijnë shpërblime për këtë fund viti. Edhe këtë herë pensionistët do të marrin një bonus prej 5 mijë lekësh për festat e funditvitit.
Janë mbi 695 mijë pensionistë në të gjithë vendin, dhe 66 mijë të tjerë me pension invaliditeti do të përfitojnë nga ky bonus, i cili do të fillojë të shpëndahet nga dita e sotme.
Jo vetëm për pensionistët, por edhe për 66 mijë të tjerë të kategorive pensionistë që kanë pensione invaliditeti do të akordohen plus edhe 6 mijë lekë të reja, që shkojnë 110 mijë lekë të vjetra për këta pensionistë si kompensim i nevojshëm dhe i merituar.
Po ashtu do të mbështeten edhe 64 mijë familje me ndihmë ekonomike. Në total është një paketë prej 4.3 miliardë lekë ose rreth 40 milionë dollarë që vihet në dispozicion të këtyre kategorive më në nevojë të shoqërisë.