Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis tha se nuk janë më në dobinë e dy vendeve, mosmarrëveshjet me Turqinë.
Kuvendi diskutoi për programin e ri të qeverisë, ku u fol për perspektivat e politikës së jashtme.
“Qëllimi i sinqertë për bashkëpunim dhe dialog me respektimin e ligjit ndërkombëtar do të vazhdojë të mbetet busulla jonë në marrëdhëniet me Turqinë”, deklaroi Gerapetritis.
Duke tërhequr vëmendjen se kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdogan në Samitin e NATO-s që do mbahet javën e ardhshme në Vilnius.