Policia e Shkodrës ka arrestuar një 31-vjeçar me inicialet K.Y., pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër. Gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit u gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.