Vihet në pranga një 34-vjeçar që qëlloi me armë zjarri në një rrugë në fshatin Lapardha të Beratit. Nga të shtënat në ajër fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Uniformat blu e arrestuan 34-vjeçarin me inicialet H.D., në qytetin e Elbasanit teksa po lëvizte me një automjet. Mësohet se 34-vjeçari është person me precedent penal në fushën e narkotikëve ndërsa gjatë aksionit policor u sekuestrua makina me të cilën ai lëvizte.
Sipas bluve ai është ndihmuar nga një 34-vjeçar tjetër me inicialet E.S., nga Elbasani i cili e ka shoqëruar autorin me automjet.