Olsi Bylyku ka folur për marrëdhënien me ish-partneren e tij Egli Tako.
Brenda shtëpisë të BBV, Olsi rrëfeu arsyen e ndarjes mes tyre. Ai tha se ka pyetur shpesh veten nëse ishte apo jo i dashuruar dhe sipas tij, ka qenë një pëlqim i fortë, por jo dashuri.
Olsi shtoi se ndoshta të dy do të duhej të kishin njohur fillimisht veten. Ai u shpreh se kur njohu një partnere të re, pyeste veten nëse dikush do të kishte ndjenjën njësoj si ai.
“Unë isha me idenë që kjo është partnerja ime. Por ndoshta edhe ne vetë duhet të njihnim veten para se të merrnim një vendim, sepse ndodhi shumë shpejt, ndoshta nga dëshira, nga momenti. Sot them me vete a kam qenë i dashuruar apo nuk kam qenë i dashuruar, ndoshta ka qenë deri diku pëlqim i fortë, por jo ajo dashuria
Unë e shikoja që isha më i dhënë se sa duhet, sa vinte po më kalonte koha duke u munduar që marrëdhënia të ishte më perfekte. Vërtetë që nuk ka ndodhur asgjë konkrete, asnjë arsye. Thjesht ishte diçka e mbledhur, ndoshta për një vit rresh diskutohej çfarë do të bëjmë. Kur njoha një partnere tjetër para pak kohësh, thosha a thua do të ketë person që do ta ketë ndjenjën njësoj, pa u ndikuar nga ana marrëdhënie”, rrëfeu ai më tej gjatë diskutimit.