Presidenti Vladimir Putin tha të mërkurën se rreziku i një lufte bërthamore po rritej, por këmbënguli se Rusia nuk ishte “çmendur” dhe se ajo e sheh arsenalin e saj bërthamor si një parandalues thjesht mbrojtës.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.
Megjithatë, Putin tha se Rusia do të mbrojë territorin e saj dhe aleatët e saj “me të gjitha mjetet në dispozicion”, duke shtuar se ishin Shtetet e Bashkuara, jo Rusia, që kishin vendosur të ashtuquajturat armë bërthamore “taktike” në vende të tjera.