Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është një njeri që shqetësohet shumë për imazhin e tij publik.
Nga luajtja e hokejit në akull dhe pozimi në timonin e automjeteve ushtarake, kalërimi i kuajve dhe peshkimi ndërsa ishte gjysmë i zhveshur, Vladimir Putin ka punuar shumë për të kultivuar perceptimin e tij si një udhëheqës i ashpër.
Dhe në një vend në të cilin burrëria është me sa duket një tipar shumë i çmuar, fotografitë e fundit që kanë dalë nga presidenti vijnë surprizë.
Putin bëri një vizitë në Grumbullin Kërkimor Lomonosov në Vorobyovy Gory në Ditën e Studentëve Rusë dhe u pa të pozonte së bashku me një numër studentësh.
Pas lëshimit të imazhit zyrtar nga Kremlini, disa “sy shqiponjë” vunë re se udhëheqësi kishte zgjedhur një palë këpucë që dukej sikur i shtonin disa centimetra më shumë në gjatësinë e tij.
Ai dukej se ndihej inferiorë përpara studentëve me gjatësinë e tij, prandaj zgjodhi në palë këpucë me takë të lartë.