Luiz Ejlli dhe Sara Hoxha kanë treguar skenat e tyre më të vështira te filmi “Në kuadër të dashurisë”. Për Luizin, më e vështira ka qenë puthja me Olta Gixharin, skenë që sipas tij është përsëritur plot 7 herë.
“Skena më e vështirë ka qenë skena e puthjes, tepër e vështirë. Mund ta quaj puthja e djallit, sepse po puth një njeri që për hir të së vërtetës nuk kemi pushuar asnjë sekondë për shumë e shumë javë, duke u marrë me njëri-tjetrin në të gjitha mënyrat e mundshme. Siç e dini dhe ju unë kam një memorie të fortë dhe nuk harroj. Dhe ajo puthja ishte një moment shumë i sikletshëm, aq më tepër që e kemi bërë 7 herë prova”, tha Luizi.
Edhe Sara ka pohuar të njëjtën gjë pasi edhe për të skena e puthjes që duhet të realizonte në film, kishte qenë disi e vështirë në fillim. Sara tregon se ka marrë shumë mbështetje dhe ndihmë dhe është munduar të realizojë sa më pak dubla.
“E kam menduar si më të vështirë që të luaja një personazh që dashurohet me dikë tjetër në film. Por në momentin që e kam njohur Roerdin, ai ma ka bërë shumë më të lehtë të gjithë situatën. Kam patur shumë ndihmë dhe mbështetje nga shumë njerëz në set edhe jashtë setit, duke filluar që nga Besi dhe Kolo. Më kanë ndihmuar shumë që të punoj këtë pjesën e të luajturit si një e dashuruar në film. Puthja e parë ka qenë pak e vështirë. Jam munduar që ta mbaj me sa më pak dubla që të ishte e mundshme. Pastaj puthja e dytë ishte e lehtë fare, nuk kishte fare nevojë për udhëzime se u mësova me të gjithë gjënë dhe Roerdi ishte akoma më i afërt për mua. Më dukej sikur puthja nipin tim, siç thoshin aty në set”, tregoi Sara.