Më 27 shkurt 2022, ushtarët rusë hynë në qytetin e Bucha-s në Ukrainë.
Në fund të marsit ata u tërhoqën dhe imazhet e asaj që ata lanë pas u shpërndanë në gazeta në anë e mbanë botën pasi përfshinin qytetarë ukrainas të masakruar dhe të lënë për të vdekur.
Të gjitha këto janë krime e lufte.
A mundet shteti rus dhe Vladimir Putin të hetohen dhe gjykohen nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale (ICC) ashtu siç duan Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Kjo do të ishte ideale, por Rusia nuk është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Kriminale, dhe ajo nuk është e vetmja.
As Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë.
Kjo është arsyeja pse asnjë president apo zyrtar amerikan nuk u çua në gjyq gjatë të ashtuquajturës luftë kundër terrorit në Lindjen e Mesme edhe pasi e gjithë bota pa imazhe të të burgosurve të torturuar, të cilët u përdhunuan dhe abuzuan rregullisht nga ushtarët amerikanë apo foto të pasojave e masakrave civile në vende si Afganistani dhe Iraku.
Kur edhe ish-Presidenti Barak Obama e ka pranuar publikisht që: “Ne torturuam disa njerëz atje”, si është e mundur që SHBA dhe Rusia ta vendosin veten mbi ligjin dhe mbi përgjegjësinë për t’u përgjigjur për gabimet e tyre?
Përgjigjia është sa më poshtë.
E drejta ndërkombëtare u krijua vetëm pas Luftës së Dytë Botërore gjatë gjyqeve të Nurembergut, kur vendet u bashkuan për të gjykuar nazistët për krimet e tyre kundër njerëzimit.
Më pas, në vitin 1949, kombet u mblodhën në Konventën e Gjenevës dhe hartuan një listë të krimeve të luftës duke përfshirë vrasjet me dashje dhe torturat.
Por asnjë institucion nuk u ndërtua për të zbatuar marrëveshjen e arritur në Gjenevë deri në vitet ’90, kur në Ballkan dhe Ruanda shpërtheu lufta duke regjistruar mizori të ndryshme, përfshi gjenocidin.
Për të hetuar këto krime, Kombet e Bashkuara organizuan dy gjyqe të veçanta. Ky ishte edhe momenti kur vendet filluan të bashkohen rreth dëshirës për një gjykatë ndërkombëtare dhe të përhershme.
Kjo rezultoi në Statutin e Romës. Deri në vitin 2002, më shumë se 64 vende ratifikuan Statutin e Romës duke themeluar zyrtarisht ICC apo Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Sot 123 vende janë anëtarë të gjykatës. Por e merrni me mend se kush nuk u bë kurrë anëtar?
Shtetet e Bashkuara ishin një nga vetëm 7 vendet që votuan kundër Statutit të Romës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në vitin 1998.
Ambasadori amerikan në atë kohë, David Scheffer, i tha OKB-së se: “Ne nuk e pranojmë konceptin e juridiksionit universal”.
Vende të tjera që votuan kundër Statutit të Romës ishin Kina, Rusia, Libia, Jemeni, Iraku, Katari dhe Izraeli.
Por kjo është vetëm një nga gjërat që e mbron SHBA-në dhe Rusinë nga gjykimi.
Bazuar në rregullore, OKB-ja nuk mund t’i paraqesë çështjet në ICC nëse ato përfshijnë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – i cil i përfshin Uashingtonin dhe Moskën, sepse ato vende thjesht mund të vënë veton ndaj vendimit dhe të mbeten të papërgjegjshëm.
Sot, jemi para situatës kur politikanët amerikanë dhe jo vetëm, po bëjnë thirrje që Rusia të akuzohet për krime lufte në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Problemi i vetëm është se SHBA-ja ka qenë duke iu shmangur përgjegjësisë për krimet e veta të supozuara të luftës për dekada të tëra tashmë, gjë që na lë vetëm me një pyetje, kur do të vij dita që SHBA dhe Rusia të mbajnë përgjegjësi – njësoj si çdokush tjetër – për gabimet e tyre?