Njerëzit kanë shpërthyer në kritika ndaj Romeo Veshajt dhe Ledri Vulës, pas bashkëpunimit të tyre të fundit “E keni dit”. Kjo për faktin se dyshja nuk ka përmendur emrin e një artisti, i cili këndon në refren.
Është pikërisht Klement Selita, një adoleshent i komunitetit rom, i cili nuk përmendet në titull, nuk është as në klip, por vetëm te pjesa poshtë këngës në YouTube.
Komentet në rrjet kanë qenë të ashpra kundër tyre, të cilët i kanë akuzuar duke i quajtur “racista”.
“Përherë keni përfitur nga talentet e vërteta. Ta dini veç për Klementin dëgjohet kënga,” shkruan dikush. “E çuditshme që s’ia keni vendosur emrin, kur në fakt më shumë se gjysmën e këngës e këndon ai,” thotë një tjetër. “Për çfarë arsye nuk shkruhet emri i djaloshit? Turp” lexohet në një koment të radhës. “As në 5 sekonda në klip nuk e nxorët. Turp për këtë mungesë respekti.”