Pasi e lajmëroi nga Berlini, kryesocialisti Edi Rama diskutoi edhe me anëtarët e kryesisë së PS-së për nisjen e turit të takimeve me qytetarët në baskitë e vendit, në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve lokale në vitin 2023.
Në përfundim të mbledhjes kryeministri Edi Rama, tha se është diskutuar edhe për projektbuxhetin e vitit 2023, i cili është një plan për të mbrojtur familjet dhe shtresat në nevojë Kryeministri nuk i harroi ironitë për opozitën.
Kryesocialisti Rama shkoi herët në zyrën e tij në selinë e PS-së, nga ku publikoi edhe pamje disi të pazakonta me dy breshkat që e shoqërojnë atë që prej kohës kur ishte kryetar bashkie
Turi i takimeve të Ramës do të nisë nga Gjirokastra për t’u shtrirë në gjithë vendin, përpara se sa të vendosen edhe emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë PS në zgjedhjet e pranverës së ardhshme.