Ditën e sotme mbahet protesta e thirrur nga Partia Demokratike.
PD lajmëron se pjesë e saj do të jenë të gjitha forcat politike të opozitave, shoqëria civile, personalitete dhe individë, kundërshtarë të regjimit, grupe interesi, sindikatat, rrethi akademik, të gatshëm për t’u përballur me regjimin Edi Ramës.
Artistë, pedagogë, profesionistë të fushave të ndryshme në diasporë dhe Shqipëri, i janë bashkuar thirrjes për protestë.
Nëpërmjet videomesazheve të tyre ata kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të çdokujt që është prekur nga padrejtësia shtetërore.
“Protestoni për veten, familjen dhe kombin. Edi Rama ka plan shpopullimin e Shqipërisë, ndaj do të reagojmë më 7 korrik”, është mesazhi i tyre.
Aktori Julian Deda i është drejtuar me një video mesazh qytetarëve shqiptarë, në lidhje me protestën e sotme të thirrur nga Partia Demokratike.
Ai u shpreh se shpopullimi që po i bëhet vendit tonë është e keqja më e madhe që mund ti ndodhte Shqipërisë.
Deda ka bërë përgjegjës për situatën të gjithë klasën politike, por më shumë, referuar tre mandateve të fundit të qeverisjes, ka bërë kryeministrin Edi Rama.
“Përshëndetje të gjithëve.
Ju flas nga Londra, këtu ka shumë zhurmë ka shumë lëvizje. por ka shumë shqiptarë të cilët kanë braktisur atdheun sepse u mungon shpresa, i mungon puna, mirëqenia, paraja.
Ndaj kanë ardhur këtu dhe unë dhe unë i takoj çdo ditë. Shpopullimi i vendit tonë është gjëja më dramatike që mund të na ndodh.