Premier League ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së BE lidhur me Superligën.
Premier League thotë se një kompeticion i tillë është i shkëputur nga ai evropian dhe se tifozët e ligës angleze janë jetikë për futbollin.
“Vendimi i sotëm nuk miraton Superligën, dhe Premier League vazhdon të refuzojë çdo koncept të tillë. Tifozët e ligës tonë janë jetikë për futbollin dhe ata e kanë bërë të qartë herë pas here se janë kundër të një kompeticioni të tillë, i shkëputur nga ai europian.
Premier League rithekson angazhimin e saj ndaj parimeve të qarta të konkurrencës së hapur që mbështesin suksesin e garave të klubeve vendase dhe ndërkombëtare”, thuhet në reagim.