Rregullimi i thonjve është një çështje të cilës hera-herës nuk i kushtojmë vëmendjen e duhur. Në rastin e vajzave dhe grave duhet thënë që janë më të kujdesshme pasi në ditët e sotme, rregullimi i tyre është bërë aq i rëndësishëm, njëjtë si të krehësh flokët në mëngjes. Ndërsa, për djemtë dhe burrat kjo gjë nuk ka një rëndësi të madhe. Gjithsesi, ne duhet t’i dimë disa arsye se përse prerja gabim e thonjve mund të shkaktojë probleme të mëdha në shëndet.
Cila është mënyra e duhur për t’i prerë ato?
Gjithçka që duhet të bëni është t’i shkurtoni siç duhet thonjtë e këmbëve dhe patjetër të mos prekni pjesën e brendshme të tyre.
Si t’i shkurtoni ato?
Prijini thonjtë drejt. Mos rrumbullakosni qoshet. Prerja shumë e thellë e thonjve mund të shkaktojë që ata të rriten në mënyrë jonormale ose të infektohen. Mirë ështq që thonjtë të shkurtohen me limën e thonjve.