Shqiptari Edinjo Pulti ka qenë mjaft i irrituar nga mediat e Luksemburgut. 42-vjeçari i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ka dërguar një e-mail mediave në Luksemburg ku thotë se po përhapin lajme fake për të, duke pretenduar se nuk është vrasës.
Autoritetet në Luksemburg e kanë shpallur Pultin si person në kërkim, pasi ai akuzohet për vrasje në 2 gusht 2022 në Petange.
Ai akuzohet se ka goditur me thikë dy burra. Sipas policisë, njëri nga burrat ka pësuar lëndime të rënda në pjesën e barkut. Prej janarit të vitit 2021, 42-vjeçari është subjekt i një urdhër-arresti europian dhe ndërkombëtar me urdhër të gjyqtarit përgjegjës për hetimin.
Sipas mediave në Luksembur, Pulti ndodhet në Shqipëri. Ai është arrestuar njëherë, por është lënë i lirë, pas disa problemeve me procedurat e ekstradimit.
Më konkretisht Pulti ka shkruar:
Lajmet tuaja të rreme po qarkullojnë kudo nëpër media, gjë që ka shkatërruar imazhin tim dhe ka sjellë shqetësime tek familja ime. Shpresoj shumë që pasi hetuesit të zbardhin gjithçka ka ndodhur, ju ta publikoni ngjarjen e vërtetë dhe të tërhiqni akuzat e padrejta që keni publikuar ndaj meje.