Policia ka bërë të ditur se si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një apartament në Patos, ka marrë flakë banesa.
Dëmet fatmirësisht janë vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 14:05, në banesën e shtetasit Z. Ç., në katin e katërt të një pallati, në Patos, dyshohet se si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, banesa është përfshirë nga flakët.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.