Është proceduar penalisht brigadieri i një miniere, ku mbetën të plagosur tre minatorë pas shpërthimit të gazit.
L.Xh., 55 vjeç, u procedua për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar frontin e punës dhe punonjësit që punonin në nivelin 17 të pusit.
Tre minatorët pësuan djegie në trup. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.