Një 17-vjeçar afgan ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Malësinë e Madhe. Sipas policisë, adoleshenti është konfliktuar me disa persona të tjera nga vendet e treta.
Për pasojë, A. Z., është plagosur nga ta me armë zjarri.
Aktualisht, 3 persona të cilët ishin me të plagosurin po merren në pyetje, ndërsa 17-vjeçari ndodhet në spital duke marrë mjekim.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.