Në shtëpinë kuqezi vjen një lajm i mirë dhe një tjetër jo dhe aq.
Trajneri i Milan-it Stefano Pioli mund të buzëqesh pasi Davide Calabria nuk ka pësuar tërheqje, por një dëmtim i Theo Hernandez shqetëson shumë teknikun kuqezi. Anësori francez iu nënshtrua vizitave mjekësore të cilat zbuluan një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë.
Nuk është një dëmtim i rëndë, por në çdo rast Herandez humbet sfidën e parë pas rikthimit në fushë, atë kundër Empolit. Objektivi i Milan është të ketë në dispozicion titullarin e padiskutueshëm për sfidën kundër Chelsea në Champions dhe kundër Juves në Serie A, më 5 dhe 8 tetor.
Për këto dy sfida, Pioli shpreson shumë të ketë në dispozicion edhe sulmuesin belg Divock Origi.