Të gjithë jemi munduar me dieta të ndryshme dhe palestër për të rënë nga pesha.
Por, më efikasja për një bark të sheshtë dhe më pak kilogram nëse nuk e keni ditur është pija me kastravec, limon dhe mente. Ajo është e dobishme për të larguar toksinat nga trupi.
Receta:
Përbërësit:
125 ml lëng limoni
një kastravec
4 gjethe mente
akull
250 ml ujë
Përgatitja:
Qëroni dhe hiqni farat e kastravecit dhe priteni në copa. Vendosini në frulator të gjithë përbërësit derisa të keni një masë homogjene. Vendoseni në një kanë përbërjen dhe lëreni në frigorifer për pak minuta para se ta pini.