Dhuna dhe tensionet janë përshkallëzuar në Sudan ku fraksionet rivale të qeverisë kanë refuzuar thirrjet për një armëpushim duke intensifikuar betejën për kontrollin e vendit më të madh dhe të rëndësishëm strategjik.
Më shumë se 185 njerëz janë vrarë dhe 1,800 civilë dhe luftëtarë janë plagosur në tre ditët e fundit që kur shpërtheu dhuna midis njësive të ushtrisë besnike të gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, kreut të Këshillit Sovran qeverisës kalimtar të Sudanit, dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake.
Shtëpia e Bardhë bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Sudan, duke sqaruar se zyrtarët amerikanë janë në kontakt me drejtuesit ushtarakë të vendit.
“Na vjen keq për përshkallëzimin e dhunës në Khartoum dhe zona të tjera të Sudanit. Ne bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar midis Forcave të Armatosura sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.