Vala e motit të keq ka shkaktuar 9 të vdekur në Emilia-Romagna të Italisë. Situata nga përmbytjet katastrofike vijon të jetë dramatike. Alarmi i kuq vijon të jetë në fuqi ndërsa situata në shumë komuna është dramatike.
Rreth 750 zjarrfikës mes tyre edhe mbrojtja civile si dhe ekipe të specializuara janë vendosur në dispozicion për të evakuuar qytetarët. Dëmet nga përmbytjet i kalojnë më shumë se 300 milionë euro.
Përveç Emilia Romagna-s përmbytjet janë katastrofike edhe në Marches. Niveli i lumit Misa, në Senigallia ka arritur maksimumin dhe rrezikon të dali nga shtrati. Shkollat në komunat Mondolfo, Fano, Pesaro dhe Urbino janë mbyllur. Shqetësim mbetet edhe rrëshqitjet e dherave kryesisht në Borgo Passera dhe Vallone, ku rrugët dhe nënkalimet mbeten të mbyllura.