Dalja nga shtrati i lumit në Kanionin e Langaricës, Përmet ka shkaktuar bllokimin e 23 turistëve në gjatë natës.
Turistët u shpëtuan nga ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore. Operacioni i shpëtimit zgjati dy orë dhe nuk pati të lënduar.
Turistët u evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit.