Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka informuar qytetarët në lidhje me kujdesin e shtuar që duhet të tregojnë gjatë ditëve të verës në lidhje me pickimin e mushkonjave.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kalo shkruan se mushkonjat “Tigër”, të cilat ndodhen gjerësisht në vendin tonë, përpos irritimeve lokale mund të përhapin dhe infeksione të sistemit nervor qendror dhe deri te malaria.
Ndaj mjeku apelon se është vonë për të filluar dezinfekstimi, por thekson se së paku më mirë vonë se sa kurrë.
POSTIMI I PLOTË
12.07.2022….Mirmëngjes e ditë sa më të mbarë miq, të afërm, dashamirës dhe bashkëkombas….Një RIKUJTESË dobiprurëse për Shëndetin Publik….DITËN, mbrëmjen dhe natën, ka javë që na e “shqetsojnë” disa miq të padëshirueshëm dhe sëmundjepërhapëse sikundër janë mushkonjat, të llojeve Anopheles apo Tigër të cilat tashmë janë të mirëinstaluara në hapsirat tona….Përpos irritimeve lokale të cilat edhe mundet të mbiinfektohen e të qelbëzohen, ato përhapin infeksione të sistemit nervor qëndror, tsutsugamushin apo ethen me dhimbje poliartralgjike, malarien, etj.…Përderisa sëmundje të tilla i raportojnë fqinjët tanë jugorë, Grekët dhe ata veriorë të përtej Adriatikut, Italianët, NE nuk jemi të përjashtuar prej tyre….Për ilustrim po ndaj me ju disa foto personale të bëra gjatë ditës së djeshme në QSUNT….Jemi vonë për të filluar DEZINSEKTIMIN, por së paku më mirë vonë se kurrë…. Together forever!!!