Tre të moshuar kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që ka përfshirë gjatë natës një spital në qytetin Tivoli, afër Romës.
Grupi i zjarrfikësve evakuoi rreth 200 persona nga spitali, duke përfshirë një grua shtatzënë dhe disa fëmijë.
Një trup i katërt u gjet në morgun e spitalit San Giovanni Evangelista, por viktima besohet se kishte vdekur përpara zjarrit.